Bashkëpunimi i LSI me PD? Vasili: T’i japim një shans të gjithëve

Shqipëria

Bashkëpunimi i LSI me PD? Vasili: T’i japim një shans të gjithëve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 00:26
Vasili

Kryetari i LSI, Petrit Vasili shpjegoi arsyen se përse LSI nuk doli nga qeveria. Në specialen për zgjedhjet në Ora News, Vasili deklaroi se nuk mund të largohej nga qeveria, kur ajo që u krijua ishte një qeveri e mirëfilltë besimi. 

I pyetur se nëse ka shans që LSI të bëjë një koalicion pas zgjedhjeve Vasili tha: 

“Shansi kryesor që kemi ne dhe më i madh është t’i japim shans të gjithëve”

Pjesë nga diskutimi

Afrim Krasniqi: LSI thotë “një shans për të gjithë” thotë jam e re, por kur bën një analizë rreth 7 vjet ka qendruar në opozitë gjithmonë ka qenë në pushtet dhe konsiderohet një lloj opozitë  dy javore, dy mujore kur prishet me njërën palë?

Vasili: Se cila është opozita dhe pushteti ti i njeh mirë se ke qenë deputet i Kuvendit dhe nëse nga 2004-2009 kemi qenë 5 vjet në opozitë këto nuk janë opozita 2 mujore.

Afrim Krasniqi: A mendoni se ishte zgjedhje e gabuar e juaja që qëndruat në qeveri kur ju mund të dilnit ashpër dhe të mbronit vijën tuaj politike?

Vasili: Kur?

Afrim Krasniqi: Tre javë përpara

Vasili: Kjo është një qeveri besimi, e cila përgatit një qeveri thuajse teknike, kujdestare për zgjedhjet, kjo është evidente.

Afrim Krasniqi: Po ju mund të jepni sinjal që jeni ndryshe nga të tjerët, psh ditën që ju ishit kryetar partie, ju shkarkuan do të duhej LSI një orë e më parë të bënte një deklaratë publike, të distancohej nga një marrëveshje që ju sot e quani të gabuar..

Vasili: Këto janë sofizma, dhe po të isha këto do të dëgjoja ndonjë batutë tuajën “Këto dy javë e gjetët të distancoheshit?!”. Në momentin kur arrihet bnë këtë konkulzion ti duhet të më thoshë një gjë tjetër mua: Do të thoshit që propozimi për të krijuar një qeveri kujdestare që krijonte mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijonte një besim që opozitë të ishte pjesë e saj ishte një propozim që më herët nga të gjithë ka qenë LSI.

Ilva Tare:  Ka shanse bashkëpunim në qeverise me PD pas zgjedhjeve?

Vasili: Shansi kryesor që kemi ne dhe më i madh është t’i japim shans të gjithëve dhe ti japim një drejtim të ri këtij vendi pasi nuk mund të merremi më me sofizma që në fund bëjnë atë që të kemi një ekonomi që rritet, por që nuk preket nga qytetarët. Duam të bëjmë një rritje të tillë kapilare dhe që qytetarët e ndjejnë në tavolinat e tyre.

Ilva Tare:  Sa shanse ka për bashkëpunim me PS? Meta ka thënë që do pyesni Vasilin

Vasili: Nuk kam asnjë mendim në këtë moment për asgjë tjetër. Kam 25 qershorin përpara dhe realizimi i këtij objekivi.

Ilva Tare: Kjo vlen edhe për PD, bashkëpunimi?

Vasili: Kam vetëm një objektiv duke përjashtuar 17 partitë e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat