Çako apel qytetarëve: Denonconi çdo rast të shkeljes së ligjit nga policia ditën e zgjedhjeve

Shqipëria

Çako apel qytetarëve: Denonconi çdo rast të shkeljes së ligjit nga policia ditën e zgjedhjeve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:03
Haki Çako

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një prononcim për mediat ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të raportojnë dhe denoncojnë çdo rast shkeljeje nga ana e policisë.

Ai tha se  Ai tha se policia ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të rregullt, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit.

“Policia ka marrë të gjitha masat për procesin zgjedhor. Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të ligjit dhe punonjësit të jenë korrekt në kryerjen e detyrës se tyre. Task-Forca monitoron veprimtarinë e policisë”, tha Haki Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat