Garantimi i zgjedhjeve, policët pajisen dhe me librin e kujtesës

Shqipëria

Garantimi i zgjedhjeve, policët pajisen dhe me librin e kujtesës

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:29
Pasi i kanë trajnuar policët, i kanë pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues

Policëve në mbarë vendi u është shpëndarë një libër xhepi, libri i kujtesës sesi duhet të veprojnë për të garantuar rend dhe siguri publike gjatë periudhës zgjedhore.

Pamjet e fundit vijnë nga Policia e Gjirokastrës, ku drejtuesit, pasi i kanë trajnuar policët, i kanë pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë proçesit zgjedhor.

Po ashtu, kanë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupin e Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e proçesit dhe të situatave të papritura. Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Gjirokastër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit.  Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit.

Njesoj është vepruar edhe në drejtoritë e tjera policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat