LSI denoncon tjetër tentativë për blerje votash nga PS. Këtë herë në Ksamil

Shqipëria

LSI denoncon tjetër tentativë për blerje votash nga PS. Këtë herë në Ksamil

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:35
Njoftimi i LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon se në Ksamil një makinë me targa AA 602 MI, e tipit Lancia me 3 anëtarë të PS-së, po shpërndan lekë ndaj banoreve në këmbim të votës.

LSI i bën thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë të ndërhyjnë urgjentisht. Ky është denoncimi i dytë në pak orë, pas atij të kandidatit për deputet Ralf Gjoni se i njëjti fenomen po ndodh edhe në Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat