Denoncimi i Berishës. Policët në fushatë për Edi Ramën

Shqipëria

Denoncimi i Berishës. Policët në fushatë për Edi Ramën

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:39
Ish Kryeministri Sali Berisha

Pas thirrjes së Ramës për policët që pas punës të dalin të mbledhin vota për PS-në pati një jehonë të madhe, aq sa LSI e kallëzoi në prokurori.

Edhe vetë Rama u detyrua të kërkonte falje për këtë thirrje antikushtetuese.

Por duket se policët nuk janë të bindur se ata duhet të jenë të depolitizuar.

Ish- kryeministri Sali Berisha publikon fotot e 2 policëve në Tiranë që mbështesin hapur në rrjetet sociale Partinë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat