Presioni çnjerëzor ndaj familjes së varfër: I heqin dritat, të votojë PS-në

Shqipëria

Presioni çnjerëzor ndaj familjes së varfër: I heqin dritat, të votojë PS-në

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:29
Berat

Vetëm një ditë më parë, përmes një letre të hapur, ish-ministri i Drejtësisë dhe i pari i listës të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit Nasip Naço, ju drejtua presidentit të Republikës, ambasadorit amerikan dhe drejtorit të policisë, duke denoncuar blerjen e votës dhe presionet në këtë qark.

'Gazeta Express' ka mësuar se prej disa ditësh, njerëz te veshur më pushtet në këtë zonë, i bëjnë presion mënyra të ndryshme qytetarë  për t'i detyruar që të votojnë për Partinë Socialiste.

Rasti më i turpshëm, ku pasqyron se deri ku mund te arrihet presioni, është ai i një familje të varfër në fshatin Gajde, në bashkinë Ura Vajgurore.

Që prej një jave, punonjës të OSHEE-së i kanë ndërprerë energjinë elektrike familjes që jeton në mjerim, ndërsa refuzojnë për t’ia lidhur derisa kryefamiljari të pranojë se votat e të afërmve të tij do të jenë për PS-në.

Edhe pse jemi në heshtje zgjedhore, duket se situata është mjaft e tensionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat