LSI denoncon shit-blerjen e votës në Ksamil. Reagon kryeministri Rama

Shqipëria

LSI denoncon shit-blerjen e votës në Ksamil. Reagon kryeministri Rama

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:43
ilustrim

Një ditë para zgjedhjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim e Sarandës denoncon një rast shit-blerje të votës. Në faqen e saj në Facebook, thuhet se në Ksamil, makina me targa AA 602 MI, e tipit Lanca me 3 anëtarë të rilindjes, po shpërndajnë lekë ndaj banorëve në këmbim të votës.

Menjëherë pas këtij mesazhi, kryeministri Rama u ka dërguar depuetëve një mesazh, ku pretendon se makina në fjalë është e nënprefektit, anëtar i LSI. I kontaktuar nga Ora News, nënprefekti i Sarandës, Ilir Hysi, mohon përfshirjen në këtë akt, por sipas tij, fakti se kryeministri e konfirmon do të thotë se po blihen vota.

Nënprefekti i Sarandës shprehet se ekziston një tjetër person me emrin Ilir Hysi i cili i ka dhënë me qira makina Partisë Socialiste, dhe se ai nuk ka kurrfarë lidhjeje me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat