"Persona të armatosur dhe me makina me targa falco po kërcënojnë njerëzit" Çfarë po ndodh në Sarandë?

Shqipëria

"Persona të armatosur dhe me makina me targa falco po kërcënojnë njerëzit" Çfarë po ndodh në Sarandë?

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:46
Sarandë

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një tjetër rast të rëndë që po ndodh në qytetin e Delvinës, ku disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.

Pjesë e këtij grupi kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë. “Personat anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco”, thuhet ne njoftimin zyrtar.    

LSI i bën thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat