"Do kesh probleme pas zgjedhjeve!" Kërkohen dy kërcënuesit

Shqipëria

"Do kesh probleme pas zgjedhjeve!" Kërkohen dy kërcënuesit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:50
Ilustrim

Dy persona u shpallën në kërkim nga policia, pasi ndaj tyre është bërë një kallëzim në komisariatin e Kavajës.

24-vjeçari T.P ka deklaruar se tek Nënstacioni elektrike në lagjen numër 2 n2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku kanë zbritur A.S 59 vjeç dehe B.Xh 30 vjeç.

Sipas kallëzimit, 30-vjeçari e ka qëlluar dhe kërcënuar se mbas zgjedhjeve do të ketë probleme.

Policia ka shpallur në kërkim dy personat e denoncuar, ndërsa materialet procedurale ja ka dërguar për veprime të mëtejshme Prokurorisë, për veprën penale  “Kanosjes apo dhunimit ndaj  pjesëmarrësve ne zgjedhje”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat