Berisha sulmon Ramën... duke “përdorur” një shkelje ligjore!

Shqipëria

Berisha sulmon Ramën... duke “përdorur” një shkelje ligjore!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 19:22
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një flete votimi, e cila në vetvete është një shkelje ligjore, por nga ana tjetër, me të, Berisha ka dhënë një mesazh.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se kjo fletë votimit flet vetë. 

Image

Në fletë shkruhet “Duam Rrugë”, një kërkesë që në fakt Berisha prej shumë kohësh e ka përdorur si një akuzë kundrejt kryeministri Rama. 

Prej vitesh ish kryeministri ka sulmuar Ramën duke thënë se në qeverisjen e tij ai nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat