Deputeti i PS HABIT me thirrjen e tij, urdhëron shqiptarët: Mos rrini zyrave, shkoni votoni nr.2!

Shqipëria

Deputeti i PS HABIT me thirrjen e tij, urdhëron shqiptarët: Mos rrini zyrave, shkoni votoni nr.2!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 19:34
PS

Pak minuta pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se orari zyrtar i votimit do të shtyhej deri në orës 20:00, deputeti i PS-së Erjon Braçe ka postuar në profilin e tij një thirrje, që më shumë duket si një urdhër drejtuar shqiptarëve.

Por postimi i deputetit socialist është paksa i çuditshëm, pasi i bën thirrje qytetarëve në një mënyrë urdhëruese, që shqiptarët të mos rrinë nëpër zyra por të dalin në rrugë e të tërheqin njerëzit me vete për të votuar PS-në.

Lexoni më poshtë “thirrjen-urdhër” të deputetit të Divjakës.

Mos rrini me neper zyra!

Dilni ne rruge, hidhuni neper lagje e takoni njerez, komunikoni me ta;

MERRINI ME VETE E COINI TE VOTOJNE! 

Ka dhe nje ore kohe;

Flitini dhe cdo demokrati, partia e tyre i tradhetoi! 

Ftoini te votojne per partine e madhe, eshte mundesia me e madhe edhe per ta! 

Mos u ndalni! 

Deri ne minuten e fundit! 

Fino alla fine!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat