Tiranë Rritet interesi për Gjermaninë dhe gjermanishten

Shqipëria

Tiranë Rritet interesi për Gjermaninë dhe gjermanishten

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 11:52
ilustrim

Çdo vit kjo qendër numëron rreth 370 grupe me një duzinë nxënësish, që mësojnë gjermanshten, rreth 20% e të cilëve janë nga mosha 12 deri në 15 vjeë. Tendenca për regjistrime në kurse gjermanishtjeje është në rritje, thotë për DW, Alketa Kuka, drejtore e Departamentit të Gjuhës pranë kësaj qendre. Sipas saj ka disa arsye për këtë tendencë, por kryesorja është domosdoshmëria për të mësuar gjuhë të huaja. Nisur nga fakti që anglishtja tashmë është bërë e vetëkuptueshme në kushtet e globalizimit, shumë vendosin të mësojnë gjermanishten si gjuhë të huaj të dytë pas anglishtes.

Gjermania për arsye të cilësisë së formimit arsimor dhe tarifave relativisht të ulëta të studimit në krahasim me vendet e tjera mbetet tërheqëse për të rinjtë shqiptarë si një vend, ku mund të kryejnë studimet, vë në dukje Alketa Kuka. Për grupe të ndryshme profesionesh si p.sh. mjekë, infermierë, inxhinierë, informaticienë etj, Gjermania ofron shanse joshëse punësimi, Në këtë drejtim kërkohen si kusht njohuritë e gjuhës gjermane.

Në përgatitjen e tyre për përvetësimin e gjuhës dhe thellimin e njohurive për Gjermaninë nxënësit e gjermanishtes pranë Qendrës Goethe në Tiranë shfrytëzojnë edhe informacionet që ofrohen nga media gjermane përmes rrjetit online e veëanërisht përmes rrjeteve sociale. Kjo doli në pah edhe gjatë një diskutimi që pati ditë më parë në Tiranë me studentë të kësaj qendre drejtorja e programit të Deutsche Welles, Gerda Meuer. Në kuadër të 25 vjetorit të hapjes së redaksisë shqip të DW-së, drejtorja Meuer prezantoi ofertën programore të medias gjermane për botën e jashtme, DW-së, dhe fokusimin gjithnjë e më shumë tek dialogu me përdoruest e rrjeteve sociale. Të rinjtë pjesëmarrës nga Qendra Goethe nënvizuan, se edhe oferta e DW-së përbën për ta një nga burimet e marrjes së informacionit mbi Gjermaninë dhe se ata preferojnë ta përftojnë këtë informacion kryesisht nga Facebook-u dhe rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat