Zgjedhjet, Çako: Policia garantoi sigurinë

Shqipëria

Zgjedhjet, Çako: Policia garantoi sigurinë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:37
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, duke bërë një bilanc të punës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por dhe të fushatës elektoralë.

“Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/ODHIR u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e Policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi.

Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident. U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident. Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84 persona, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cenuar zgjedhjet e lira”, tha Çako.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit foli edhe për situatën në Kavajë, ku po numërohen edhe votat për kryetarin e ri të bashkisë për të cilin u votuan po gjatë së dielës.

“Policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen pa probleme deri në fund të këtij procesi edhe në Kavajë”, tha Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat