Mbeti jashtë Parlamentit, ja kë akuzon Mesila Doda

Shqipëria

Mbeti jashtë Parlamentit, ja kë akuzon Mesila Doda

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 17:52
Kandidatja pwr deputete e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda

Kandidatja pwr deputete e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, tha se procesi zgjedhor nuk arriti standarde më të larta. Ajo tha se ishte proces që u stis nxitimthi. Duke cituar thënien popullore “kush mbjell erë, korr stuhi”, Doda tha se ata që e gatuan këtë morën atë rezultat që morën, duke nënkuptuar kreun e opozitës. Doda nuk ka mundur të marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.

“Menduam se do të kishte një proces me standarde më të rritura zgjedhore, ndërkohë që kushtet janë skllavëruese, mënyra e numërimit është shumë lart asaj që ishte menduar se mund të rriste standarde. Është një proces që u stis nxitimthi dhe u krijua për inat të dikujt apo dikujt tjetër. Në të njëjtën kohë ka sjellë një rezultat të paimagjinueshëm. Flasim për PDIU që ka 87 mijë votues, ndërkohë që deri më tani kemi 3.4 mandate, ndërkohë që partitë e mëdha kanë siguruar deputet me shumë pak vota për shkak të sistemit që jo vetëm e kanë gatuar siç kanë dashur, por po e çojnë drejt një kontrolli të plotë dhe kjo nuk është në favor as të shqiptarëve dhe as në të mirë të kauzave. Në ditët në vazhdim do të kemi mundësinë për të parë gjithë kontestimet që kemi pasur. Shqipëria është në prag të një lloj kontrolli absolut për çdo gjë dhe të sistemit zgjedhor po ashtu. “Kush mbjell erën, korr stuhinë” dhe më vjen mirë që në këtë rast, dikush që u nis me idenë se do t’u krijonte të tjerëve probleme mori atë rezultat që mori. Në demokraci nuk duhet të lozet me dy standarde, por të gjithë duhet të jemi luajal. PDIU ka qenë në syrin e ciklonit dhe po flasim për mandate ende të diskutueshme. Në qoftë se do të kishim pasur koalicione, PDIU do të kishte pasur 10-12 deputetë”, deklaron Doda pwr Ora News.

Çfarë do të thotë për Dodën të mbetet jashtë Parlamentin?

Doda: Jeta është e gjatë, kaq e bukur. Do të keni mundësinë të më shihni në shumë pozicione. Do të më shihni gjithmonë brenda politikës dhe do të sjell gjëra të reja dhe të bukura në politikë. Jeta është përpara. Ndoshta jo në këtë mandat, por në mandatet e ardhshme. E rëndësishme është që sistemi të shpëtojë, sepse tani është në buzë të greminës. Po flasim për demokracinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat