Presidenti Trump e uron Presidentin Nishani

Shqipëria

Presidenti Trump e uron Presidentin Nishani

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:38
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh.

“I dashur Zoti President,

Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.

Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!” thuhet në urimin e Presidentit Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat