Mbyllet numërimi në Durrës, PS merr 8 mandate, ja kush janë deputetët e rinj

Shqipëria

Mbyllet numërimi në Durrës, PS merr 8 mandate, ja kush janë deputetët e rinj

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:44
Kuvendi i Shqiperise

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Qarkun e Durrësit ka përfunduar dhe sipas rezultateve të dala nga kutitë e votimit, Partia Socialiste ka marrë 8 mandate ndërkohë Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të marrë 2 mandate.

Me përfundimin të procesit të numërimit tashmë janë bërë zyrtarë edhe emrat e rinj të deputetëve të forcave politike të cilët kanë mundur të sigurojnë mandatin e tyre për Parlamentin e ri.

Nga Partia Socialiste mandatin kanë mundur ta sigurojnë, Eglantina Gjermeni, Milva Ekononomi, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Rolant Xhelilaj, Jurgis Cyrbja, Rrahman Rraja dhe Klodeta Spahiu.

Ndërkohë nga Partia Demokratike, përfaqësuesit e rinj për katër vitet e ardhshme janë: Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka dhe Florjon Mima.

Për sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim mandatin për deputet kanë arritur ta marrin vetëm dy kandidatët e parë në listën e Durrësit, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat