Hapet rruga e një koalicioni PD-LSI? Ja çfarë thotë Vasili

Shqipëria

Hapet rruga e një koalicioni PD-LSI? Ja çfarë thotë Vasili

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 23:43
Petrit Vasili

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Opinion”, ka folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm me LSI-së dhe PD-së në opozitë.

Vasili është shprehur se nuk sheh asnjë arsye se përse Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike të mos bashkëpunojnë nëse ato janë në të njëjtën linjë.

“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha Vasili.

Ai gjithashtu ka shtuar se LSI do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës dhe nëse Partia Demokratike do të ketë  të njëjtën linjë është e mirëpritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat