Shqipëria ka hedhur prapa krahëve zgjedhjet e përgjithshme dhe në parlamentin e ri 3 janë femrat të cilat do të rinojnë aulën e përfaqësimit të popullit.
3 karrige në parlamentin e ri të Shqipërisë në shtator do të jenë për tre vajza të reja nën moshën 25 vjeçare, konkretisht, 24, 23 dhe 22 vjeç. Fjala është për dy deputete të LSI-së dhe një të PDIU-së.
Kejdi Mehmetaj do të jetë sërish në parlamentin shqiptar nën siglën e LSI-së, por në shtator asaj do t’i bashkohet edhe “kolegia” Floida Kërpaçi, 23 vjeçare. Dy të rejat e LSI kanë dalë fituese në qarkun e Tiranës.
Më e vogla nga deputetet e reja do të jetë ajo e Partisë Drejtësi Integrim e Unitet, deputetja e qarkut të Dibrës Reme Lala.
Reme Lala është dhe deputetja më e re e parlamentit që pritet të nisë punimet në shtator të këtij viti. Ajo është vetëm 22 vjeç.