“AMARCORD”/ Rama përkujton me një foto të rrallë, virtuozen e madhe Tefta Tashko Koço

Shqipëria

“AMARCORD”/ Rama përkujton me një foto të rrallë, virtuozen e madhe Tefta Tashko Koço

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:03
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “AMARCORD” ka zgjedhur të përkujtojë këngëtaren e shquar lirike Tefta Tashko Koço.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama shkruan se këtë vit do të përkujtohet 70 vjetori i ndarjes nga jeta të virtuozes së madhe Tefta Tashko Koço, e cila i dha skenës koncertore shqiptare letrat e saj të fisnikërisë.

Rama e shoqëron postimin e tij me një foto ku sipas shpjegimit të tij, këngëtarja lirike shihet gjatë një pikniku me personalitete si Vangjush Mio dhe Teni Frashëri, me të cilët, e lidhte jo vetëm dashuria për artet e bukura dhe dëshira për progres, por edhe një rrjet i hershëm familjar dhe social.

“Këtë vit do të përkujtohet 70 vjetori i ndarjes nga jeta të virtuozes së madhe Tefta Tashko Koço, e cila i dha skenës koncertore shqiptare letrat e saj të fisnikërisë. Në këtë foto e shohim gjatë një pikniku me personalitete si Vangjush Mio dhe Teni Frashëri, me të cilët e lidhte jo vetëm dashuria për artet e bukura dhe dëshira për progres, por edhe një rrjet i hershëm familjar dhe social”, shkruan kryeministri Rama.

Tefta Tashko Koço ishte sopranoja, që për herë të parë në repertorin e koncerteve të saj, krahas arieve të klasikëve botërore, futi dhe kënge popullore qytetare shqiptare. Janë të paktën 89 këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë që ajo i këndoi. Madje 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në Itali dhe Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat