Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama në postimin e tij të mëngjesit ka publikuar një fotografi të plazhit të Ksamilit.
Ai ka thënë se ky plazh është një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Postim i plotë:
MIRËMËNGJES ????
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.