Ben Blushi tregon të vërtetën: Këtij kandidati i vodhën dhe votën e tij

Shqipëria

Ben Blushi tregon të vërtetën: Këtij kandidati i vodhën dhe votën e tij

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 20:25
Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka treguar një rast konkret të vjedhjes së votave. Një ngjarje jo e zakontë i ka ndodhur kandidatit të kësaj partie në zonën e Memaliaj. Ai kishte shkuar të votonte bashkë me familjarët  e tij dhe pas përfundimit të votimeve e numërimit, asnjë votë nuk ka shkuar për të.

Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori. Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1.E dini sa vota gjeti pas numërimit? Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos", - shkruan Ben Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat