Skadon afati, ja pesë kandidatët për kreun e PD-së

Shqipëria

Skadon afati, ja pesë kandidatët për kreun e PD-së

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 07:52
Lulzim Basha

Është mbyllur dje afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike. Pjesë të garës tashmë zyrtarisht janë pesë kandidatë. Kreu demokrat ka qenë i pari që ka shpallur kandidaturën e cila është pritur me kri tika të forta nga një pjesë e anëtarësisë së kryesisë dhe prej disa deputetëve. Ata kanë pretenduar se Basha ka shkelur sta tutin e PD-së.

Pas Bashës, Eduard Selami, qe kandidati i dytë që mori përsipër që të sfidojë Bashën. Selami në një konferencë për media tha se vendimin e merr për të qenë pjesë e garës për PD. Pas tij, një tjetër demokrat Astrit Sinanaj, anëtar i PD-së në qytetin e Fierit, njoftoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se do të garonte për PD-në.

Kandidat tjetër në garë është Erion Piciri, i cili ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së. Ai ka një CV të pas ur pasi ka kryer studime dhe ka përvojë jashtë vendit. Kandidatura e fundit ka qenë ajo e Astrit Patozit, i cili deklaroi

në një dalje për mediat nga “selia blu” se do të jetë pjesë e garës, vetëm nëse Basha plotëson shtatë kushtet të cilat i bëri dhe publike. Zgjedhjet për kryetar të PD-së zhvillohen në 22 korrik

Kush është Astrit Patozi?

Patozi ka lindur më 22 korrik të vitit 1964. Ai ka mbaruar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Që në fillim të viteve ’90 ai është angazhuar si gazetar. Nga viti 1992 deri në vitin 1995 si gazetar në ATSH dhe më pas në Gazetën “Rilindja”. Në vitet 1995-1997 ai punoi si kryeredaktor i Gazetës “Albania”, ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2005 ka punuar si kryeredaktor i Gazetës “Rilindja Demokratike”. Në vitin 1997 Patozi u angazhua në politikë ku zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Nga viti 2002 e në vazhdim ai është anëtar i Kryesisë së PD-së. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 Berisha i lejoi Patozit që ta zgjidhte vetë zonën elektorale dhe ai zgjodhi një zonë në Kavajë, të konsideruar e sigurt nga PD-ja. Por ai sërish nuk ia del të fitojë. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Patozi u bë anëtar i kryesisë së PD-së dhe kandidat për deputet në një zonë të sigurt, në Vorë ku edhe fitoi, me 51% të votave.

Pas ardhjes së PD-së në pushtet Patozi u bë një nga njerëzit më vendimmarrës të Berishës në zonën e tij. Berisha i ngarkon Patozit poste më të rëndësishme. Patozi u bë kryetar i komisionit të parë parlamentar për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku. Kur komisionin e parë parlamentar për veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm Sollaku e drejtonte Patozi, u bë e famshme dhe fraza “qeveri me duar të pastra”.

Pas zgjedhjes si President të Bamir Topit, Patozi zgjidhet nënkryetar i PD-së, duke u bërë pjesë kështu në ekipin më të lartë drejtues të PDsë. Patozi ka qenë një prej drejtuesve më të lartë të PD-së që i ka qëndruar shumë pranë Berishës por nga ana tjetër nuk ka pasur ndonjë post ministror në qeverinë e tij. Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD në vitin 2013 Patozi u mënjanua nga Basha në postet drejtuese brenda Partisë. Ai gjatë katër viteve në Parlament si opozitar mbahet mend për fjalime të forta.

Jo rrallë herë ai ka kundërshtuar dhe kreun e PD-së për mënyrën e të bërit opozitë. Por ai ka mbështetur Bashën dhe opozitën në të gjitha nismat e tij. Por pas lënies jashtë të Bashës nga lista e kandidatëve për deputetë Patozi lëshoi disa reagime që linin të kuptonin se ai nuk ishte dakord me zgjedhjet e kreut demokrat.

Por ai në fund sërish deklaroi se demokratët duhet të punojnë në fushatë për të nxjerrë PD-në forcë të parë. Pas humbjes së zgjedhjeve dhe deklaratës së Bashës për hapjen e garës për kryetar të partisë, Patozi u bë njëri nga kritikët më të ashpër të Bashës. Ai e bën përgjegjës për humbjen e PD-së, atë pasi sipas tij ai listat dhe çdo vendim në parti e bëri në shkelje të plotë me statutin e partisë. Ai së fundi ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së. Patozi njihet dhe si një nga përkrahësit e Sokol Olldashit, njeriut që katër vite më parë rivalizoi Bashën për kreun e PD-së.

Kush është Eduard Selami?

Eduard Selami ka përfunduar studimet universitare në Tiranë. Që në fillim të viteve 1990 u bashkua me Partinë Demokratike të themeluar në dhjetor të vitit 1990 pas protestave studentore kundër regjimit komunist. Për pak kohë Selami u shndërrua një nga emrave më të njohur dhe të pëlqyer të politikës në viteve e para të `90-ës.

Madje ai ka luajtur rol të rëndësishme në procesin e demokratizimit të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe Selami fitoi shumë besimin e kryetarit të partisë, Sali Berisha, dhe pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e përgjithshme në mars të vitit 1992, kur Berisha u bë President, Selami u zgjodh lideri i ri i demokratëve.

Dy vitet e para të udhëheqjes së tij shkuan mirë. Por çarjet filluan të shfaqen, pasi partia humbi një referendum për ndryshimet kushtetuese në nëntor 1994, të cilat u propozuan për ti dhënë Kryetarit më shumë kompetenca. Pas kësaj humbjeje, Selami, si lider i partisë, besonte se mund të rritej më shumë në pushtet, duke kërkuar unifikimin e postit të kryetarit të PD-së me atë të kryeministrit.

Pas disa muajsh mosmarrëveshje mes tij dhe Berishës mbi këtë ide, më 5 mars 1995, ai u largua në mënyrë dramatike si kryetar i partisë duke mos u lejuar të merrte pjesë as në takimin ku u shkarkua nga ky post. Por, duke vazhduar më tej me jetën e Selamit, i cili në zgjedhjet parlamentare u rikthye si deputet i qarkut Elbasan për Partinë demokratike.

Ai gjatë kësaj kohe u detyrua të largohet nga PD. Një vit pas “dëbimit” të tij nga partia, Selami emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku kërkoi azil politik dhe filloi një jetë të re larg nga Shqipëria dhe përfshirjes në jetën politike. Pas negociatave mes tij dhe Berishës, Selami bashkua partisë në vitin 2013, ndërsa vendi po përgatitej për zgjedhjet e përgjithshme dhe u zgjodh në mënyrë të rregullt deputet.

Megjithatë, Berisha dhe Partia Demokratike humbi zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2013 dhe të dy, ai dhe Selami u zhvendosën në kampin opozitar. Gjatë këtyre katër viteve, ai nuk ka rënë në sy në Parlament, por në disa prej mbledhjeve të PD-së shpesh herë ka kundërshtuar politikën që ka bërë kreu i PD-së Lulzim Basha. Madje disa herë i ka shprehur dhe publikisht kundërshtitë e tij ndaj Bashës. Pas hapjes së garës për kryetar të PD-së ai ka shpallur kandidaturën për të konkurruar për kryetar të PD-së, një ëndërr kjo e parealizuar në fillimet e viteve ’90.

Kush është Lulzim Basha

Lulzim Basha ka lindur më 12 qershor të vitit 1974 në Tiranë. Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të largohen nga Kosova pas torturave serbe. Në vitin 1993, ai nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike.

Gjatë periudhës maj 1998-korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit. Gjatë periudhës korrik 2000-tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në UNMIK në Kosovë. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2005 punoi në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut dhe si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut.

Basha iu bashkua PD-së në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike, duke qenë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljen e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Për projektin e “Rrugës së Kombit”, në vitin 2007 Prokuroria e Përgjithshëm i Shqipërisë, i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës qtë fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat.

Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i PD-së dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i PS-së. Fushata zgjedhore e Bashës u fokusua në projektet për Tiranën dhe qytetarët e saj dhe jo në sulme personale ndaj kundërshtarit të tij.

Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikonte drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta. Asnjë prej projekteve të premtuar nuk u realizuan dhe me ët drejtë mund të quhet një mandat i dështuar edhe pse jo pak nga projektet nuk u lejuan të viheshin në jetë për shkak se qeveria e drejtuar nga e majta në shumë raste e bllokoi.

Mbas dorëheqjes së kryetarit të PDsë, Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013, Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarë- sisë se PD. Në këtë garë për herë të parë u zbatua parimi “një anëtar një votë”. Shumë demokratë fitoren e Bashës nuk e kanë quajtur një triumf të tijin personal, pasi sipas tyre lideri historik kishte dorë në fitoren e tij.

Sapo erdhi në krye të PD-së ai u mundua të krijojë ekipin e tij, duke mënjanuar kështu nga postet drejtuese të partisë shumë nga ishministrat e PD-së dhe figura të rëndësishme. Si kreu i opozitës ai arriti ti imponohet maxhorancës me nismën e dekriminalizimit të Kuvendit. Në 12 shkurt Basha nxjerrë demokratët në një protestë. Po atë ditë ai futi opozitarët në një protestë maratonë që zgjati tre muaj të cilën shqiptarët do të mbajnë mend si “Protesta e PD-së në çadër”.

Kjo protestë i shërbeu Bashës për të fuqizuar rolin e tij si lider, pasi deri në atë kohë mendohej se Berisha qëndronte pas çdo vendimi të tij. Protesta u mbyll pas marrëveshjes Basha-Rama, nga ku u arrit marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve nga 18 qershori në 25 qershor. Disa nga postet e ministrave të kabinetit “Rama” iu besuan PD-së.

PD-ja nën drejtimin e Bashës humbi zgjedhjet e 25 qershorit. Dy ditë pas zgjedhjeve Basha deklaroi se ai mban përgjegjësinë më të madhe për humbjen dhe shpall garën për kreun e PD-së, duke ngrirë postet e tij drejtuese në parti. Pas kësaj deklarate ai vazhdon të përballet me sulme dhe akuza nga eksponentë të vjetër të partisë të cilët i ka përjashtuar, por dhe demokratë të rinj të cilët i futi pjesë të strukturave drejtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat