Berisha: Nderim për ata që rrëzuan murin e Berlinit në Tiranë!

Shqipëria

Berisha: Nderim për ata që rrëzuan murin e Berlinit në Tiranë!

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 08:49
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar të rinjtë që 27 vite më parë rrëzuan murin e Berlinit në Tiranë.

Nëpërmjet një status në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka nderuar të rinjtë, të cilët sipas tij, në diktaturën komuniste më të egër të kohës në Europë, rrëzoi murin e Berlinit në kryeqytet.

Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Një nderim të madh të rinjve, që 27 vite më parë rrëzuan murin e Berlinit në Tiranë!

Miq, 27 vjet më parë, rinia e Tiranës, në një përballje me guxim të jashtëzakonshëm me diktaturën komuniste më të egër të kohës në Europë, rrëzoi Murin e Berlinit në Tiranë. Mijëra e mijëra të rinj e të reja u vërsulën dhe mbushën oborrin dhe selinë e ambasadës Gjermane dhe ambasadave të tjera. Ata me kurajo dhe e trimëri gjunjëzuan regjimin komunist të Ramiz Alisë por intelektualët dhe qytetarët e Tiranës nuk arritën ti mbështesnin me një protestë të fuqishme qytetare për të rrëzuar ato ditë regjimin komunist. Megjithëkëtë, akti i tyre do të ishte preludi i revolucionit demokratik të dhjetorit 1990, që do të sillte pluralizmin politik në Shqipëri.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të shprehim nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave, që më 2 korrik të vitit 1990 rrëzuan murin e Berlinit në Tiranë! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat