Punë në shtet, zbardhet platforma e re e aplikimit. Ja ftesa e Ramës

Shqipëria

Punë në shtet, zbardhet platforma e re e aplikimit. Ja ftesa e Ramës

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 09:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ftuar dje të gjithë shqiptarët e shkolluar brenda apo jashtë vendit që të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e administratë së re publike, që do të marrë formë në muajin shtator.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar email-in zyrtar, ku sipas tij të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të dhe propozimet e tyre për qeverisjen e ardhshme.

“Ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilë- sisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qendror, po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Re të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPËRIA QË DUAM. Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit”, ka thënë ai.

RASTI

Më tej, Kryeministri ka publikuar rastin e një prindi, i cili ka punuar në misionet e Bankës Botërore, dhe më pas në kompani të njohura të Europës, i cili ka kërkuar të japë kontribut në vendin e tij. “Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë.

Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që, sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…

Jo në të tria rastet të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm”, ka shkruar Rama në faqen e tij të Facebook-ut. Kryeministri më tej ka kërkuar prej qytetarëve që të kontaktojnë Kryeministrin për të qenë pjesë e ekipit të ri.

“Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri, dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij te shqiperiaqe [email protected] Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh. Pa hë njëherë, të presim e të shohim”, është shprehur ai.

Statusi i Rames

[email protected]

Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…

Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.

E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.

Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa [email protected] për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.

Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Te të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.

Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.

Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek [email protected]

Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.

Pa hë njëherë, të presim e të shohim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat