Ç’do të ndodhë me garën në PD? Patozi e Selami i shkojnë në zyrë Berishës

Shqipëria

Ç’do të ndodhë me garën në PD? Patozi e Selami i shkojnë në zyrë Berishës

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 09:43
Astrit Patozi dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka pasur nje axhende te ngjeshur diten e djeshme.

Media mëson se ish-deputeti Astrit Patozi por edhe rivali i vetem i Bashes, Eduard Selami kane vzituar ish liderin e demokrateve.

Besohet se tema kryesore e bisedes kane qene zgjedhjet ne PD, qe do te mbahen ne 22 Korrik.

I kontaktuar nga “Panorama”, Patozi ka konfirmuar takimin, mirëpo nuk ka dhënë detaje lidhur me temat e bisedës me të.

Ky takim vjen pikërisht një ditë pas skualifikimit të Patozit si kandidat për zgjedhjet në krye të PD-së.

Ish-deputeti, që është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bashës ka qenë shumë aktiv ditët e fundit për zhvillimet në parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat