800 persona kërkojnë punë nga Edi Rama

Shqipëria

800 persona kërkojnë punë nga Edi Rama

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 18:58
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar sot qytetarët që kane shkruar në adresën [email protected], se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive, por është një adresë për këdo qe mendon se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit dhe dëshiron ta vë në dispozicion të përpjekjes së katër viteve të ardhshme.

“Falënderim & Sqarim Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por, duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive. Eshtë një adresë për këdo mendon se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam. Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njehere faleminderit të gjithëve”, shkruan kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat