OSHEE zbardh shkaqet, ja pse kemi ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

Shqipëria

OSHEE zbardh shkaqet, ja pse kemi ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 15:23
Drejtori i Drejtorisë rajonale të OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj

Drejtori i Drejtorisë rajonale të OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj në një prononcim për mediat shpjegoi se arsyet e mungesës së energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve nuk kanë qenë për shkak të mbingarkesës në rrjetin elektrik, por si pasojë e dëmtimit nga palët e treta, kryesisht firma private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës apo Ujësjellësi që kryejnë punime në infrastrukturën publike.

Drejtori Jahaj ka sqaruar se për çdo rast konstatimi të dëmtimeve, kompania OSHEE ka depozituar kallëzim penal në prokurori.

Kreu i OSHEE për Tiranën ka garantuar qytetarët se punonjësit e OSHEE janë në gadishmëri të plotë për riparimin sa më shpejt të defekteve.

Nga ana tjetër ai i ka thirrje të gjithë operatorëve dhe institucioneve të tjera të jenë të kujdesshëm në punët që kryejnë kryesisht në zonat ku kalon rrjeti energjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat