Demokrati Dogjani akuzon Xhelal Mziun: Bashkia abuzon me qytetarët

Shqipëria

Demokrati Dogjani akuzon Xhelal Mziun: Bashkia abuzon me qytetarët

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:29
Asllan Dogjani

Përmes një statusi në “Facebook”, në përgjigje të mesazhit falënderues që shkroi më herët Flamur Hoxha për mbështetjen në fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit, demokrati Asllan Dogjani ka sulmuar hapur kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu për rezultatin e zgjedhjeve në Kamëz dhe Paskuqan, ku PD pësoi një tkurrje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Dogjani është shprehur se ky rezultat i keq erdhi për shkak të një personi dhe sipas tij, ka ardhur koha që të mos abuzohet me qytetarët me mendimin se Kamza e Paskuqani është e jona dhe voton për ne, kur ndërkohë nuk ka asnjë investim dhe komunikim për problematikat e qytetarëve.

Postimi i Asllan Dogjanit:

Flamur!
Te falenderoj shume per mesazhin, respekte per ju dhe per punen tuaj ne kete fushate elektorale per fitoren e Partise Demokratike.

Keni bere nje pune te shkelqyer, i thjeshte i perkushtuar shume komunikues me njerzit.

Fal punes tuaj dhe punes se drejtuesve te struktures, anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, me shume mund arritet te merrnit kete rezultat me 4800 vota para ne Kamez dhe rreth 1200 ne Paskuqan…

Ju nuk u lodhet kurre, shkuat dere me dere respektuat gjithsecilin qe takuat.

Per punen qe bete do isha i sigurt se rezultati do te ishte 15 mije vota para dhe jo me tre mije mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez.

Apo po ta krahasosh me koalicione ne si Parti Demokratike ne koalicion kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball Ps+lsi.

Per here te pare marrim vetem 800 vota me shume se Ps+lsi , krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez+ Paskuqan.

Por ky rezultat nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te partise por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise.

Ne Kamez nje qytetar nuk mundi te merrte dhe te marr nje certifikate per te aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007 pavarsisht se eshte i varfer, i papune apo invalide… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015.

Personave me aftesi te kufizuar( invalideve) nuk u jepet paga pa paguar taksat….

Ne Paskuqan dhe ne Kamez duhet te paguash faturen e ujit pa patur uje ne shtepi edhe kur ujin e ke siguruar me pus.

Duhet te paguash faturen e kanalizimeve te ujrave te zeza kur nuk ke kanalizime fare dhe ujrat i mbledh me grope…

Taksat e biznesit jane pothuajse me te larta se ne Tirane..
Edhe aty ku uji vjen dy ore ne dite ta nderpresin kur nuk ke mundesi ta paguash faturen se je i varfer…
Duhet te paguash faturen e ujit aq sa mendon bashkia dhe jo aq sa shpenzon qytetari

Per te marr nje leje per te ndertuar apo riparuar shtepine nuk shpeton dot pa paguar ryshfet…
E shume probleme te tjera qe jam i sigurt se ty Flamur ti kane thene qytetaret…

Jam i sigurt se kudo ke degjuar qe do ta japim voten se jemi me Sali Berishen e Partine Demokratike por sa here bie shi na mbyten shtepite vetem se nuk pastrohen kanalet e ankesat e tjera qe sapo i permenda me larte.

Edhe njehere dua te falenderoj ty per punen e shkelqyer qe ke bere anetaret, drejtuesit e strukturave, qytetaret e Kamzes dhe te Paskuqanit per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj Partise Demokratike.

Por ka ardhur koha qe ate mbeshtetje qe na e kane dhene qytetaret tu perkthehet te pakten me respekt e komunikim njerzor me ta.

Ka ardhur koha qe te mos abuzojme me ta me mendimin se Kamza e Paskuqani eshte e jona dhe voton per ne …
Ka ardhur koha ta ngrejme zerin te gjithe , te flasim hapur, te mos heshtim kur abuzohet me qytetaret, kur pushtetaret sillen si cifligar dhe ti mbrojme nga abuzimi i shtetit dhe pushtetit…..

Une do ta beje nje gje te till, do jem gjithmone ne mbrojtje te te drejtave, lirive dhe interesave te qytetareve te Kamzes e Paskuqanit dhe gjithe Shqiperise dhe jam i sigurt se dhe ju do ta beni dhe gjithe demokratet e ndershem nuk do heshtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat