Zgjedhjet për kreun e PD-së, Basha: Kavaja na dha një mësim, të bashkohemi që të fitojmë

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Basha: Kavaja na dha një mësim, të bashkohemi që të fitojmë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:14
Lulzim Basha

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë.

Në fjalën e tij, Basha tha se “kemi mësime të çmuara në këto zgjedhje”. Njëri prej tyre, tha ai, është mësimi i Kavajës. “E para është bashkimi. Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë”, tha Basha.

Më tej, Basha shtoi se është në politikë me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Duke korigjuar gabimet dhe bashkë me të gjithë demokratët që nuk kanë qëllim të vetëm karrigen, por ndryshimin, do t’ia dalim ta bëjmë Partinë Demokrike shpresën dhe besimin e çdo qytetari. Me ju të gjithë demokratët kjo është e mundur”, u shpreh Basha.

“Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat