Policisë i dalin të “arrestuarit” me mbathje nga furgoni, ç’po bën shoferi?

Shqipëria

Policisë i dalin të “arrestuarit” me mbathje nga furgoni, ç’po bën shoferi?

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:37
Policisë i dalin të “arrestuarit” me mbathje nga furgoni

Ditët e nxehta nuk mund të kalohen më mirë se në një vend të freskët, në plazh apo në mal e ndaj shumë pushues kanë zgjedhur edhe Vlorën për të bërë disa ditë plazh. Me sa duket, në këtë qytet mund të përjetosh shumë emocione në të njëjtën kohë.

Kështu, për shembull, mund të bësh një shëtitje me furgonin e policisë rrugës për në plazh. Mund të ndihesh sikur të kanë kapur forcat e rendit dhe më pas të shlodhesh buzë detit.

Ose, mund të shikosh një furgon të policisë të mbushur plotë e përplotë që ndalet përpara teje, fiks në nisje të një kthese dhe në një vend malor. Bukur, apo jo? Ndoshta edhe ne ia fusim kot.

Mbase, në fund të fundit, policia e Vlorës ka menduar të argëtojë të burgosurit, apo të shoqëruarit në komisariat. Në fund të fundit, e duan edhe ata një xhiro nga deti.

P.S. Në rast se furgoni i policisë është përdorur si mjet transporti kujtojmë se tarifat nga Vlora në Orikum janë 100 lekë për person dhe nga Pika e Parë, pra aty ku është fotografuar mjeti, për në Vlorë, janë 50-70 lekë. Jo keq po të bësh llogarinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat