Thethi në terr për 6 ditë, OSHEE rikthen dritat dhe sqaron situatën Sociale

Shqipëria

Thethi në terr për 6 ditë, OSHEE rikthen dritat dhe sqaron situatën Sociale

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 22:14
Thethi

Pas denoncimit të bërë sot në media, OSHEE ka rikthyer rreth orës 20:00 të mbrëmjes energjinë elektrike në zonën e Thethit.

Më herët, përmes një njoftimi për mediat, OSHEE sqaroi se në këtë zonë prej 6 ditësh kishte probleme me furnizimin me energji elektrike: “Banorët e Thethit kane pasur shkëputje të energjisë vetëm 2 orë në ditë dhe kjo përgjatë 6 ditëve të fundit”.

Ndërkreja e energjisë, sipas OSHEE-së ka ardhur pasi: “Zona e Thethit furnizohet me drita nga një HEC, të cilit nuk ka i funksionuar njëra nga turbinat, duke sjellë avari dhe shkëputje të energjisë elektrike”.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se: “Pas një pune intensive është vendosur në funksion të plotë HEC-i që furnizon Thethin me energji elektrike. Zona e cila kishte shkëputje dritash prej dy orësh në ditë, nuk do të ketë asnjë problem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat