Zjarret e shumta në vend, edhe OSHEE në emergjencë

Shqipëria

Zjarret e shumta në vend, edhe OSHEE në emergjencë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 22:38
OSHEE

Duke u nisur nga situata e temperaturave të larta dhe emergjencës civile shkaktuar nga zjarret e shumta në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur në gatishmëri të plotë 1800 punonjës në të gjithë territorin, duke patur në fokus edhe zonat turistike bregdetare.

Bëhet e ditur se përgjatë vijës bregdetare janë vendosur 100 punonjës shtesë si përforcim për menaxhimin sa më efikas të situatës, ndërsa deri tani raportohet se nuk ka asnjë fidër të stakuar të cilët furnizojnë zonat bregdetare.

OSHEE-ja ka deklaruar se si masë sigurie është stakuar një kabinë në Barbullush për shkak të rënies së zjarrit në Kodër Muni. Aktualisht pa energji është pjesërisht zona e Barbullushit.

Ndërkohë, të gjitha linjat që furnizojnë spitalet, ujësjellësit dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat