Xhaxhai i dhëndrit: Krushqit më fajësuan nipin, i thanë se s’merr vesh nga seksi ti…

Shqipëria

Xhaxhai i dhëndrit: Krushqit më fajësuan nipin, i thanë se s’merr vesh nga seksi ti…

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:42
Donald Stafa dhe Elda Tanushi

Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj.

Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi.

Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij.

Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.

Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.

Ai tha se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën.

Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim.

Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij.

Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.

Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.

Elda nuk ishte e virgjër.

Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë”

Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej.

Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari.

Familja e tij është shumë e varfër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat