Kokëdhima denoncon: Asnjë projekt në Samitin e Triestes, Qeveri tutkune!

Shqipëria

Kokëdhima denoncon: Asnjë projekt në Samitin e Triestes, Qeveri tutkune!

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:03
Koço Kokëdhima dhe Edi Rama

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Triestes që nisi sot punimet në Itali.

Në një postim në Twitter, Kokëdhima u shpreh: “Sot në Samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.”

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka paraqitur projekte në infrastrukturë, ndryshe nga takimi i mëparshëm kur paraqiti projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
 Samiti do të diskutojë për tri çështje kyçe: vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike; zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal; si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile. 

Brukseli do të shkojë me oferta të reja për mbështetje financiare te projekteve infrastrukturore në rajon, ku Shqipëria renditur vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat