Kush është kandidati për deputet i LSI-së, që Rama përfshiu në ‘listën e zezë’

Shqipëria

Kush është kandidati për deputet i LSI-së, që Rama përfshiu në ‘listën e zezë’

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:07
Flamur Gjuzi

Mes 100 emrave të publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, të cilët janë denoncuar nga qytetarët se kanë abuzuar me postin e tyre, bie në sy dhe emri i ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi.

Gjuzi nuk është një emër i panjohur nga publikua, pasi në zgjedhjet e 25 qershorit ka qenë një ndër kandidatët në listën e LSI-së për qarkun e Durrësit.  Gjuzi renditej i treti në listë, por nuk arriti të merrte mandatin. Ndërsa nga ana tjetër Gjuzi ka qenë kreu i ALUIZNI-t prej vitit 2013 deri në vitin 2017.

Në profilin e tij Gjuzi njihet si ish-punonjës i policisë së shtetit ku mori pjesë në mbrojtjen e komisariatit të Durrësit, duke mos lejuar djegien e tij në vitin 1997; i trajnuar dhe dekoruar nga ambasada amerikane në 2004 si oficeri me rezultatet më të shkëlqyera në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat