“Tradhtohen” Rama dhe Vuçiç, del fotoja ku pushuan bashkë në Turqi

Shqipëria

“Tradhtohen” Rama dhe Vuçiç, del fotoja ku pushuan bashkë në Turqi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:38
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë fotografuar në një resort në Stamboll, fakt ky që vërtetohet edhe nga vetë kompleksi, i cili ka shpërndarë foton në rrjetet sociale.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë”, shkruhet në foton e Ramës me Vuçiç në “Intagram”, shkruan shekulli.

Ndërkohë fotoja është shkrepur gjatë vizitës së Ramës në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës, ku gjatë kësaj vizite Rama u takua edhe me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Image
Fotografia e publikuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat