Hapja e Negociatave, Rama: Përmbushëm kërkesat, BE të mbajë fjalën

Shqipëria

Hapja e Negociatave, Rama: Përmbushëm kërkesat, BE të mbajë fjalën

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:25
Edi Rama dhe Majlinda Dhuka

Kryemisnitri Edi Rama, ka deklruara se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat për çeljen e negociatave, ndërsa sipas tij  tashmë i mbetet Bashkimit Evropian të mbajë fjalën.  Deklaratat erdhen gjatë një komunikimit me mediat për samitin e Triestes, bashkë me  drejtoren  e departamentit në kryeministri  Majlinda Dhuka.

Rama: Komisioni e ka bërë rekomandimin, ka kërkuar çeljen e negociatave me mirëkuptimin që vettingu do të nisë. Procesi i vettingut ka nisur, edhe zgjedhjet janë konsideruar si një histori suksesi. I takon BE të mbajë fjalën.

Kryemisnitri  foli  për burokraci dhe paradokse në Bashkimin Evropian.

Rama: BE mund të vazhdojë të bëjë atë që bën zakonisht kur kërkon të shohë gishtin dhe gishti tregon hënën dhe të nxjerrë gjëra të reja. Disa vende që negociojnë në rajon duhet të bëjnë reformën që ne kemi bërë në drejtësi. këto janë pradokse të BE.

Duke folur për samitin e Tirestes, Rama tha se Shqipëria u rëndit e para në instrumentat e financimit të Ballkanit Perendimor duke përfituar 4 projekte.    Bashkë me investimet e premtuara nw fushatë,  në 4 vitet e ardhshme tha ai  vendi do të transformohet,  ndërkohë  që parashikohet njw rritje prej 5 perqind. Vendimi i Samitit të Triestes për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një zonë të përbashkët ekonomike u komentua  si një përpjekje për të rikthyer ish-Jugosllavinë. Por Rama, komentet i cilësoi si marrëzi.

Rama: Është e kotë të humbasim kohë dhe energji për gjithfarë broçkullash që janë dëgjuar lidhur me këtë projekt. Projekti është thellësisht europian dhe mbështetet thellësisht dhe terësisht në frymën europiane të bashkëveprimit dhe ndërveprimit.

Përsa i përket ministrave teknik, kryeministri Edi Rama tha se ai nuk po i shkarkon pasi pret që të respektohet marrëveshja dhe ata të largohen vetë, pasi sipas tij e kanë mbyllur misionin. Përsa i përket listës me 100 emra  zyrtarësh të akuzuar nga qytetarët, Rama  tha se nuk është fletërrufe e as presion. Ai paralajmëroi se po krijohet një “mekanizëm ferri”  për c’do zyrtarë të korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat