Samiti i Triestes/ Berisha: Shqipëria mori çmimin opingat e Ramës

Shqipëria

Samiti i Triestes/ Berisha: Shqipëria mori çmimin opingat e Ramës

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:35
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar paraqitjen e Shqipërisë në Samitin e Triestes disa ditë më parë, ku BE shpërndau miliona Euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga sa deklaroi tre ditë më parë drejtoresha e departamentit strategjik në Kryeministri, Majlinda Dhuka, e cila tha se Shqipëria fitoi 5 projekte në atë samit, Berisha e përgënjeshtron këtë fakt.

Në një status në Facebook, ish-Kryeministri shkruan se vendi ynë nuk mori asnjë fond nga Bashkimi Europian, por fitoi çmimin opingat e Ramës, duke iu referuar veshjes së Ramës me kostum dhe atlete në Samitin e Triestes.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Shqipëria nuk dështoi në Trieste.
Ajo mori aty çmimin opingat (atletet, por ama tenisi) e Ramës!

Të dashur miq, sot të gjitha mediat janë hapur me fake neës. Ato botojnë listën e projekteve të miratuara në Samitin e Triestes dhe vërtet në listë nuk figuron asnjë projekt për Shqipërinë. Mediat i janë vërsulur Ramës se ai mashtroi kur tha në konferencë shtypi se Shqipëria kishte marrë më shumë se çdo vend tjetër fonde në Trieste.

Në fakt, mediat janë tendencioze me duket mua, sepse ato harrojnë faktin se për t’u bërë i besueshëm, Rama, në konferencë shtypi, i dha fjalën për listën e projekteve, dëshmitares së rreme apo “miss gënjeshtrës” që kishte në krah, e cila pa i shkrepur qepalla renditi para shqiptarëve disa projekte sipas saj të miratuara në Trieste.

Ndërkohë që sot asnjëra prej tyre nuk figuron në listën e projekteve të miratuara në atë samit.

Prandaj dhe sot të gjitha mediat i ishin vërsulur Ramës, sikur të ishte ai e jo dëshmitarja e rreme që mashtroi shqiptarët me zë dhe figurë tre ditë më parë, duke bërë që ato të hapen me gërma kapitale se: “Rama mashtroi, Shqipëria në Trieste doli me duar bosh”.

Mendoj se mediat e kanë tepruar. Në fund të fundit mashtrimin me listën e projekteve e bëri jo Rama me gojën e tij por “miss gënjeshtra”. Së dyti, Shqipëria nuk u nda duar bosh, por në vend të projekteve, sipas lajmeve të shumta mori opingat (atletet por tenisi) të Ramës në Samitin me njerëz te lirë, që nuk jetojnë më në kohën e Saliut. Aferim more Edvin?!?! Sb 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat