“Lirohen nga Xhafaj trafikantët e 30 ton drogë të Llakatundit, ja shuma marramendëse që paguan”

Shqipëria

“Lirohen nga Xhafaj trafikantët e 30 ton drogë të Llakatundit, ja shuma marramendëse që paguan”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:04
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook”. Ai ka shkruar në lidhje me faktin se në Llakatund u kapën disa persona me drogë. Për Berishën, trafikantët e 30 ton drogë janë liruar nga Xhafaj dhe Ardian Çipa.

Statusi i Berishës:

Në narko-shtetin e Norieges droga nuk është krim, por meritë!  Lirohen nga Xhafaj trafikantët e 30 tonëve drogë të Llakatundit! Ata dhanë 1 milionë euro?!?! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Nuk jam absolutisht me ju, por po ju shkruaj diçka që ndodhi dje në Vlorë. Të gjithë ata që u arrestuan në Llakatund dolën dje nga burgu me bekimin e Gon Xhafës dhe Ardian Cipës. Publikoje, kanë paguar 2 milionë euro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat