Cez/Gjykata: Ismailaj duhet t’i kthejë OSHEE 9.5 milionë euro

Shqipëria

Cez/Gjykata: Ismailaj duhet t’i kthejë OSHEE 9.5 milionë euro

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:56
Kastriot Ismalaj

Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë e OSHEE ndaj Kastriot Ismalaj, ky i fundit duhet ti kthej kompanisë kthejë 9.5 milionë euro si dëm i shkaktuar nga mosrespektimi dhe abuzimi me kontratën Cez- Dia.

Ismailaj tashmë është duke u gjykuar edhe për skandalin e CEZ- Dia, në lidhje me shkeljet për mbledhjen e borxheve të kompanisë.

E ndërsa për ketë vendim ka reaguar edhe Romeo Karaj, i cili është dëshmitari i mbrojtur i skandalit CEZ- DIA, ai me anë të një statusi në faqen e  tij në “Facebook” ka thënë se më në fund u arrit objektivi i radhës, duke përshëndetur vendimin e gjykatës.

Statusi i plotë i Romeo Karaj:

“Sot Gjykata e Tiranes me vendim, pranoi kerkesen e OSHEE-se per demshperblim dhe detyron Kastriot Ismailaj te paguaje ne favor te OSHEE-se, shumen 9.5 milione Euro.

Vlera perbehet nga demi i shkaktuar si pasoje e mashtrimit me kontratat e mbledhjes se debise se kompanise DIA, si dhe demin qe i eshte shkaktuar OSHEE-se nga procesi i arbitrazhit ne Vjene per shpenzimet ligjore.

Me ne fund, fale perpjekjeve dhe nje pune 18 mujore, thellesisht profesionale, me perkushtim e pa kompromis, ku spikat kontributi i Rezart Rucit dhe Genta Gices, arrihet objektivi i radhes, pas atij ne arbitrazhin e Vienes.

Ka qene nje synim i qarte dhe premtim publik i bere nga ana ime qe ne janar 2016, realizimi i demshperblimit te OSHEE-se, nga ana e Kastriot Ismailaj.

Ky eshte hapi i pare i suksesshem ne drejtim te kompesimit te demeve, qe ka pesuar vendi, nga veprimet abuzive te lukunise se armiqve hajdute.

Qofte ky hap i pare, i mbare dhe fatsjelles edhe per rastin e privatizimit te OSSH-se, dhe gjithe rasteve te tjera, ku demshperblimi pritet te jete ne disa qindra milione Euro.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat