Emrat/Fier, OSHEE vazhdon me denoncimet, çon në polici disa persona

Shqipëria

Emrat/Fier, OSHEE vazhdon me denoncimet, çon në polici disa persona

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

OSHEE në bashkëpunim me Task Forcën dhe Policinë e Shtetit kanë vazhduar kontrollet për debitorët dhe për vjedhësit e energjisë elektrike në qytetin e Fierit, ku edhe ka çuar në polici disa persona.

Ata kanë përfunduar në polici nga kallëzimi i bërë nga OSHEE me motivacionin e ndërhyrjes në sistemin matës dhe vjedhjes së energjisë përmes lidhjes direkt te linja, me kërraba ose me grepa.

Më konkretisht personat e arrestuar dhe që akuzohen për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë : Xhelal B., nga Ballshi, vjedhje përmes aparatit mates

Gëzim D., Themi Z. dhe Sofie H., nga Fieri, vjedhje të energjisë përmes aparatit matës.

Të tjerë abonentë janë kallëzuar në Prokurori, si:

Stavri B., Arben G., Sami B. dhe Qani B. (dy të fundit nga Hekali);

Enver A. fshati Ferras, vjedhje me ganxha;

Zini B., ndërhyrje në matës, fshati Lavdan;

Nazmi H., vjedhje me matës;

Ylli Y., vjedhje me grep, fshati Lapulec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat