Burg pasi bëri seks me gruan/ Djali nga Tirana: S’e dija që…

Shqipëria

Burg pasi bëri seks me gruan/ Djali nga Tirana: S’e dija që…

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 21:01
ilustrim

Martesa me vajzën që kishte rënë në dashuri me të prej disa muajsh, lidhje e dakordësuar dhe nga familjet respektive, i ka kushtuar dënimin me 7 vite burg një banori të Tiranës.

Ajo që nuk kanë marrë parasysh nga familjet ka qenë mosha e mitur, nën 14 vjeç e vajzës. “Krimi” i kryer nga i pandehuri K. Q. ka qenë konsumimi i marrëdhënieve intime me “bashkëshorten” e tij.

Sipas Gjykatës së Tiranës, i pandehuri dhe e mitura i përkasin familjeve të komunitetit rom. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri është fajësuar për akuzën e “kryerjes së marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.

Dënimi ndaj tij është ulur në 4 vjet e 8 muaj burg, si pasojë e uljes së përfituar nga gjykim i shkurtuar. Përfundimisht Gjykata ka vendosur të mos e dërgojë në qeli. “Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një kohë prove prej 3 vjetësh, me kusht që i pandehuri gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore, të Shërbimit të Provës, Tiranë”, thuhej në vendim.

Në llojin e dënimit Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se i pandehuri i përket komunitetit rom.

“Në kuptim të zakoneve, traditës dhe mentalitetit të këtij komuniteti, lidhur me martesën në moshë shumë të re, Gjykata vlerëson se ky realitet faktik do të duhet të konsiderohet prej saj në funksion të llojit dhe masës së dënimit të të pandehurit, duke pranuar si të provuar fajësinë lidhur me këtë vepër penale”, arsyetonte Gjykata.

HISTORIA

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, procedimi penal ndaj të pandehurit K. Q. ka nisur në shtator të vitit 2016. Ai është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë një Njësisë Bashkiake në Tiranë. Kjo njësi ka dërguar një informacion në lidhje me martesën e të miturës.

Gjatë hetimit të nisur më pas në Prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur” ka dhënë deklarime edhe bashkëshortja e mitur e të pandehurit.

“Në deklarimet e dhëna para oficerit të policisë gjyqësore, shtetësia e mitur ka rrëfyer se në fillim të vitit 2016, ka rënë në dashuri me të dhe në muajin gusht 2016 janë martuar, pasi kanë rënë dakord bashkërisht edhe familjet e tyre. Sipas deklarimeve të saj ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurin me dëshirën e saj, pasi ata e konsiderojnë veten të martuar dhe jetojnë bashkërisht pranë familjes së tij”, citohej në vendimin e Gjykatës.

Në të njëjtën formë, edhe vetë i pandehuri para Oficerëve të Policisë Gjyqësore ka pohuar se bashkëjeton nga korriku i vitit 2016 dhe në vijim. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit të çështjes, familjarë të të pandehurit si edhe të dëmtuarës nga vepra penale e konsumuar prej tij kanë këmbëngulur në pafajësinë e K.Q.

Sipas gjykatës, pjesëtarët e të dy familjeve e kanë pranuar këtë martesë, pasi sipas tyre, në traditat dhe zakonet e komunitetit rom lejohet martesa midis pjesëtarëve të komunitetit rom edhe në moshë të vogël./panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat