Perandori i Japonisë uron presidentin Meta: Përgëzime për suksesin tuaj

Shqipëria

Perandori i Japonisë uron presidentin Meta: Përgëzime për suksesin tuaj

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:38
Ilir Meta

Perandori i Japonisë, Akihito uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për marrjen e detyrës

Në një telegram urimi, Perandori i Japonisë Akihito thekson se: “Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit të vendit tuaj”, – shkruhet në mesazhin e urimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat