Basha mbledh grupin e ri parlament të PD, ja mesazhi i parë i tij për deputetët

Shqipëria

Basha mbledh grupin e ri parlament të PD, ja mesazhi i parë i tij për deputetët

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:51
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur për herë të parë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për grupin e ri parlamentar të PD-së me 43 deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Mësohet se Basha u ka thënë deputetëve që të bëjnë një tur në të gjithë vendin për tu njohur me hallet e shqiptarëve.

“Ne nuk kemi asnjë vizion të përbashkët me PS-në. Misioni ynë opozitë e fortë përballë qeverisë së Edi Ramës”, mësohet të ketë thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha përpara deputetëve të rinj demokratë.

“Do bëjmë opozitë frontale. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën. Rama përfaqëson të keqen. PS e LSI janë njëlloj.

S’kemi asnjë vizion, asnjë të përbashkët me PS. Marrëveshja e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve.

Duhet të bëni tur special në të gjithë vendin. Lëvizni sa më shumë dhe takoni sa më shumë njerëz.

Ne jemi opozita dhe do denoncojmë çdo gjë”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e parë me deputetët e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat