Reforma në drejtësi, ambasadori britanik nga Shkodra: Të zbatohet vettingu

Shqipëria

Reforma në drejtësi, ambasadori britanik nga Shkodra: Të zbatohet vettingu

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:30
Ambasadori britanik në vendin tonë, Norman Duncan

Ambasadori britanik në vendin tonë, Norman Duncan ka zhvilluar një vizitë në Shkodër si pjesë e një turi në veri të Shqipërisë. Duncan tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme për Shqipërinë dhe proceset integruese, ndërsa ndryshimi i Kushtetutës nuk është i mjaftueshëm. Ai u shpreh se duhet të zbatohet reforma në drejtësi.

“Kemi pare disa zhvillime te rëndësishme siç ishin zgjedhjet dhe ne shtator kemi edhe qeverinë e re. Reforma ne drejtësi është shume e rëndësishme për Shqipërinë. Procesi nisi në korrikun e kaluar dhe kemi parë legjislacionin e duhur.

Ndryshimi i Kushtetutës nuk është i mjaftueshëm, ajo që duhet të shohim është që këto ndryshime siç është vettingu të zbatohen. Shpresojmë në një proces gjyqësor të drejtë dhe kjo është e rëndësishme për qytetaret”- tha Duncan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat