Ministri Demiraj zbret në Tepelenë, gjendet drogë dhe procedohet kryeplaku i fshatit Gusmar

Shqipëria

Ministri Demiraj zbret në Tepelenë, gjendet drogë dhe procedohet kryeplaku i fshatit Gusmar

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:18
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj në Tepelenë

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka qenë vetë në terren për të parë nga afër operacionin antikanabis në rrethinat e Tepelenës.

Operacioni është drejtuar ne terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i ShCBA. Sot policia e Shtetit ka kryer një operacion te suksesshëm ne fshatin Nivice (Tepelene) ne zonën e thepisur te quajtur Backove për shkatërrimin e mbi 2000 mije rrënjëve kanabis, kubike e fishekë. 

Ndërkohë që policia asgjësoi edhe 650 bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Gusmar, në vendin e quajtur “Lajthizë”, në një ambient të hapur, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë u gjetën të kultivuara 650 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin:         

E.K, 29 vjeç, banues në Gusmar, Tepelenë, (kryeplak i fshatit Gusmar).

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat