PDIU: Votojmë pro rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, por kemi disa kushte

Shqipëria

PDIU: Votojmë pro rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, por kemi disa kushte

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet është shprehur në favor të rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë me qëllim shtimin e investimeve për rrjetin e ujësjellësve.

Megjithatë, PDIU ka bërë të ditur edhe kushtet mbi bazën e të cilave do të votojë për rritjen e çmimit

Deklarata e plotë
PDIU  shprehet dakort per rritjen e cmimit te ujit per te shtuar investimet e nevojshme ne rrjetin e ujsjellsit te Tiranes per te bere te mundur:

1- Rritjen e kohes se furnizimit te popullsise me uje per 24 ore;

2- Permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar nga Ujsjellesi;

3- uljen e humbjeve te ujit dhe kostove te prodhimit te tij . Por PDIU eshte per perjashtimin nga rritja e cmimit te ujit per : a)kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

b) familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c)kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat     dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

d) të verbrit;

dh) personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

e) grate e veja kryefamiljare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat