Deklarata “bombë”/ “Basha nuk i njeh fare një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur”

Shqipëria

Deklarata “bombë”/ “Basha nuk i njeh fare një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur”

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:12
Lulzim Basha

Një prej kritikëve të Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 qershorit, Besnik Mustafaj tha kryedemokrati nuk i njeh dhe as i ka takuar ndonjëherë disa prej deputetëve që ka zgjedhur.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se Basha duhet të organizonte një mbledhje me dy grupet, ish-deputetët dhe deputetët aktualë, pasi kundërshtari kryesor i tyre është Edi Rama, shkruan BalkanWeb.

“Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar ndonjëherë. Ai do të mbledhë grupet, ish-deputetët dhe deputetët, se janë njerëz që kanë kundërshtar kryesor Edi Ramën. Grupi i ri parlamentar duhet të ketë nevojë jetike nga grupi i mëparshëm. Basha do duhej të mblidhte të dyja grupet, e të krijonte një kohezion,” tha Mustafaj.

Ndër të tjera ai pohoi se ka shije të keqe nga rezultati i zgjedhjeve në PD. “Kam shije të keqe nga ky rezultat, nuk është për PD-në ky rezultat. Është jo-realist. Është proces i manipuluar, kemi parë sindromat e mbushjes së kutive. Cënoi më rëndë imazhin e Bashës. Basha de juro është kryetar i PD-së,  por duhet të bëjë mrekullia që të bëhet de-fakto”, nënvizoi Mustafaj.

Mes të tjerash ai theksoi se Basha është një lideri i izoluar dhe se nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Po ashtu ai tha se opozitës i duhet mbështetja e ndërkombëtarëve, pasi për të është jetike dhe ideologjike.

“Platforma e Bashës siç ka dhënë edhe ai ka mbështetjen e Merkel. PD sot është shumë e izoluar. Bashës do t’i duhet përpjekje e madhe për të fituar besimin e Partisë Popullore Europiane. Basha sot është një lider krejtësisht i izoluar. Mbështetja ndërkombëtare është energji plus. Sidomos kur je në opozitë është energji e domosdoshme. Kur je në opozitë është jetike dhe ideologjike do thosha”, tha Mustafaj.

Teksa u ndal tek një nga debatet e këtyre ditëve, siç është vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Mustafaj tha se kjo është çështje jetike për qytetarët e Tiranës.

“Duhet të gjykojmë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Kjo është me pasoja të rënda për qytetarët për shtresën e mesme. Është goditje që jep në mënyrë të befasishme. Është masë që do shtojë varfërinë në Tiranë”, përfundoi Mustafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat