Protestuesi: Këta po përgatisin skenarin grek, do të na çojnë në greminë…

Shqipëria

Protestuesi: Këta po përgatisin skenarin grek, do të na çojnë në greminë…

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:19
Pamje nga protesta

E plotesuar- Një nga protestuesit përpara Bashkisë të Tiranës është shprehur se zyrtarët e bashkisë janë duke përgatitur skenarin grek, duke bërë që borxhi publik të bëhet i lartë dhe më tej shteti shkon në greminë.

“Këta nuk janë duke bërë më shumë, por vetëm sa janë duke dërguar shtetin tonë në greminë, sikundër ndodhi në Greqi. Në shtetin grek borxhi publik shkoi në 80 për qind dhe shteti thuajse po shkonte në falimentim. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Këta politikanë, në pushtet dhe në opozitë janë duke përgatitur skenarin grek e po e çojnë shtetin në greminë”, u shpreh protestuesi.

Nis protesta kundër rritjes së çmimit të ujit, qytetarët: Vendim i papranueshëm

Ka nisur në orën 18.00 protesta e qytetarëve përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, kundër rritjes të çmimit të ujit.

Qytetarët janë shprehur se është e papranueshme të rritet çmimi i ujit të pijshëm. Kjo rritje e një prej produkteve bazë jetësore vjen në një kohë që varfëria sa vjen dhe shtohet te shqiptarët. Protestuesit e mbledhur në qendër të kryeqytetit kanë nënvizuar se vendimi është shumë i rëndë dhe arrogancë e tepruar e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat