Zgjidhja: Dinakëria e Ramës, UKT me koncesion!

Shqipëria

Zgjidhja: Dinakëria e Ramës, UKT me koncesion!

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 07:50
Partia ZGJIDHJA

Partia ZGJIDHJA dënoi dje planin për rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë, duke theksuar se Edi Rama dhe Erion Veliaj, dinakërisht kanë zgjedhur periudhën më të favorshme për të miratuar aferën. ZGJIDHJA denoncon se kryeministri po përgatit dhënien me koncesion të UKT-së dhe tashmë u duhet të rrisë çmimet dhe mundësitë për fitime abuzive përpara se t’ia japë ujin miqve të tij. “UKT mund të realizojë minimalisht një fitim mbi 25 milionë dollarë në vit me çmimet që ka aktualisht për ujin”, thekson partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima në deklaratë. Teksa ka vlerësuar dëmin ekonomik që sjell propozimi për rritjen e çmimit, ZGJIDHJA vlerë- son se familjet dhe bizneset në Tiranë do të paguajnë një faturë mujore me 2 mijë lekë më shumë se sa paguajnë sot.

Deklarata e plotë  

A do jepet me koncesion Ujësjellësi i Tiranës? ZGJIDHJA dënon planin për rritjen drastike të çmimit të ujit. Rama e Veliaj dinakërisht e pabesisht kanë zgjedhur pikërisht kulmin e vapës dhe të boshatisjes së kryeqytetit për të miratuar këtë rritje. Njerëzit janë larguar masivisht me pushime. Ne jemi një ndër vendet me të pasura me ujëra në Europë. Çmimi që paguajnë banorët e Tiranës është ndër më të lartët në rajon e më gjerë. UKT është me fitim të vogël, edhe pse vidhet e plaçkitet barbarisht nga “Rilindja”. Ky institucion faturon vetëm 20 për qind të sasisë   së ujit që shet. Duke përmirësuar rrjetin dhe menaxhimin, të ardhurat e UKT mund të katërfishohen. Pse rritet çmimi i ujit atëherë? Rama me sa duket po përgatit dhënien me koncesion të UKT. Duhet të rrisë çmimet dhe mundësitë për fitime abuzive përpara se t’ia japi edhe ujin miqve të tij. Po të ndalojë vjedhja, grabitja dhe keqmenaxhimi, UKT mund të realizojë minimalisht një fitim mbi 25 milionë dollarë në vit me çmimet që ka aktualisht për ujin. Kjo ndërmarrje i ka të gjitha mundësitë të financojë të gjitha projektet që do i mundë- sonin furnizimin me ujë për 24 orë Tiranës brenda 5 vitesh. Veliaj nuk sheh asnjë rrugë tjetër veçse ta bëjë çmimin e ujit sa Korça dhe sa Pogradeci. Sa qesharake! Sipas këtij “arsyetimi” çdo ujësjellës në botë që furnizon nevojat e klientëve për 24 orë duhet ta ketë çmimin sa uji i Korçës! Kështu thotë Veliaj. Dhe s’ka faj! Përvoja e tij e kufizuar pa background profesional nuk i këshillon gjë tjetër veç rritjes së çmimit! ZGJIDHJA mbështet protestën e grupimit “Qytetarët për Parkun” që zhvillohet sot (dje) ne orën 18:00 përpara ndërtesës së bashkisë. Me këtë rritje çmimi, pensionistët dhe familjet e varfra të Tiranës do paguajnë rreth 20 mijë lekë në muaj, më shumë se sa kanë paguar deri sot. ZGJIDHJA fton këshilltarët e bashkisë të mbrojnë interesin e popullit të Tiranës dhe të kundërvotojnë rritjen e çmimit të ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat